Trump takohet me Erdogan: Kemi qenë miq të mirë, jam tifoz i tij

23:54 | 13/11/201923:540

Ofensiva e fundit e Turqisë kundër një aleati të rëndësishëm amerikan në Siri nuk e ka ndaluar presidentin Donald Trump të nderojë Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan me një vizitë në Shtëpinë e Bardhë dhe konferencë të përbashkët për shtyp.

“Unë jam një tifoz i madh i presidentit, për t’ju thënë këtë dhe unë e di se armëpushimi, ndonëse i ndërlikuar po ecën përpara,” tha Trump gjatë konferencës së tij të përbashkët për shtyp me Erdogan në  Shtëpinë së Bardhë.

Ndërsa përpara konferencës së tyre për shtyp, Trump falënderoi Erdogan dhe theksoi se ShBA dëshiron të zhvendosë fokusin e saj në kufijtë e vet, jo në kufijtë e të tjerëve.

“Unë dua të falënderoj presidentin për punën që ata kanë bërë”, tha Trump.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë shtoi se ai dhe Erdogan kanë qenë “miq shumë të mirë”, pothuajse nga “dita e parë”. Ai përmendi se shumë njerëz të Turqisë po vriten “në zonën për të cilën po flasim” dhe nuk është “një rrugë me një drejtim”./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono