Trump takim me Stoltenberg, në fokus shpenzimet ushtarake

19:41 | 10/11/201919:410

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, javën e ardhshme do të presë në një takim, sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se të dy liderët do të takohen më 14 nëntor. Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se në këtë takim do të diskutohet, për shpenzimet ushtarake dhe mbrojtjen kibernetike, përfshirë edhe rrjetin 5G.

Ky takim vjen në kohën kur presidenti amerikan po vazhdon përpjekjet e tij që të shtyjë vendet anëtare të Aleancës  të paguajnë më shumë për mbrojtjen e tyre.

Anëtarët e Aleancës kanë rënë dakord në 2014-tën që deri në vitin 2024 të shpenzojnë 2% të prodhimit të tyre të brendshëm për mbrojtjen, por vetëm pak prej tyre e kanë arritur objektivin. Shtëpia e Bardhë njoftoi se të dy liderët do të takohen më 14 nëntor për të biseduar për “progresin e aleatëve të NATO-s në rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes që të sigurohet ndarje e barabartë e barrës” së shpenzimeve.Takimi Trump-Stoltenberg vjen para mbajtjes së samitit të NATO-s që thuhet se do të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor në Londër.

Gjatë qëndrimit në Uashington, Stoltenberg do të takohet edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe me anëtarë të Kongresit. Ai po ashtu do të marrë pjesë në takimin e koalicionit botëror kundër grupit militant, Shteti Islamik. Më 12 Nëntor sekretari i përgjithshëm i NATO-s do marrë çmimin si “Diplomati i Vitit” nga revista “Foreign Policy”.  Ky takim vjen një javë pasi presidenti i Francës, Emmauel Macron, gjatë një interviste për The Economist, paralajmëroi shtetet evropiane se NATO po vdes për shkak se Uashingtoni është i paparashikueshëm nën drejtimin e Trumpit, por ky qëndrim menjëherë u kundërshtua nga Gjermania, por u lavdërua nga Rusia./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono