Trump shtyn vendosjen e tarifave te reja për produktet kineze

21:30 | 13/08/201921:300

Presidenti Trump ka vendosur të shtyjë aplikimin e tarifave të reja tregtare mbi produktet kineze. Lëvizja e papritur përfshin kryesisht objekte të fushës së teknologjisë, me kompanitë e njohura që kanë reaguar pozitivisht në tregjet financiare.

Shtetet e Bashkuara do të shtyjnë vendosjen e tarifave të reja mbi produktet kineze deri më 15 dhjetor, për arsye që kanë të bëjnë me shëndetin, sigurinë kombëtare dhe motive të tjera. Produktet përfshijnë telefonë celularë, kompjuterë, platforma video-lojrash, monitorë dhe disa lloje veshjesh. Lajmi surprizë nga administrata amerikane ka bërë që aksionet e kompanisë së njohur “Apple” të rriten me 5 për qind në tregjet financiare.

Ndërkohë, tarifat prej 10 për qind për produkte të tjera do të hyjnë në fuqi sipas parashikimeve më 1 shtator. Njoftimi zyrtar erdhi pak minuta pasi Ministria kineze e Tregtisë bëri të ditur se zëvendës kryeministri Liu He kishte patur një bisedë telefonike me autoritetet amerikane të tregtisë.

Investitorët në sektorin e teknologjisë mirëpritën ndërkohë shtyrjen e afatit, gjë që bëri që treguesit financiarë për qarqet elektronike të arrinin në 2.8 për qind. Presidenti Donald Trump deklaroi më 1 gusht se do të vendoste një tarifë prej 10 për qind mbi produktet kineze me vlerë 300 miliardë dollarë, pasi fajësoi Kinën se nuk kishte përmbushur premtimin për të blerë më shumë produkte agrikulturore nga Shtetet e Bashkuara./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono