Trump: SHBA nuk do të tërheqë sanksionet ndaj Iranit në këmbim të negociatave

16:04 | 26/01/202016:040

Presidenti amerikan Donald  Trump komentoi ofertën iraniane për bisedime me kusht që më parë Shtetet e Bashkuara të heqin sanksionet ndaj Iranit. Jo, faleminderit, u përgjigj Trump në përgjigje ndaj ofertës iraniane.

Shtetet e Bashkuara nuk do të tërheqin sanksionet ndaj Iranit në këmbim të negociatave, tha presidenti Donald Trump përmes një postimi në Twitter të shtunën.

“Ministri i Jashtëm iranian tha se do të negocionin me Shtetet e Bashkuara, por fillimisht duhet të heqen sanksionet.. Jo faleminderit”, tha Trump.

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, iu është përgjigjur të dielën presidentit Trump përmes një postimi në Twitter, ku tha se Irani është ende i hapur për bisedime nëse Amerika tërhiqet nga sanksionet.

“Donald Trump është më mirë të fokusojë komentet për politikën e jashtme në fakte sesa në titujt e FoxNews dhe përkthyesit e tij të gjuhës Farsi”, tha Zarif.

Tensionet midis Iranit dhe SHBA-së janë ngritur edhe më shumë pas vrasjes së gjeneralit Iranian Qassem Soleimani në një sulm ajror në Bagdad nga SHBA-ja dhe sulmit ajror të Iranit në bazën ushtarake amerikane në Irak.

Por, tensionet kanë filluar të ngriten nga viti 2018, kur Trump u tërhoq nga pakti bërthamor i fuqive botërore dhe rivendosi sanksionet ndaj eksporteve të Iranit./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono