Trump refuzon propozimin e Iranit për rikthim në bisedime

07:15 | 27/01/202007:150

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka refuzuar propozimin e Iranit për rikthim në bisedime me heqjen e sanksioneve.

Lajmin e ka bërë me dije vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë. “Jo, faleminderit!”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij në Twitter duke iu përgjigjur propozimit të Iranit se mund të rikthehet në bisedime me SHBA-të nëse hiqen sanksionet.

Përgjigjia e Trumpit vjen pas deklaratës së ministrit të Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, i cili tha se vendi i tij është i hapur për bisedime në rast të heqjes së sanksioneve.

“Ministri i Jashtëm iranian thotë se dëshiron të bisedojë nëse hiqen sanksionet. Jo, faleminderit!”, ka shkruar në llogarinë e tij Trump.

Në një deklaratë për revistën gjermane “Der Spiegel”, Zarif tha: “Për ne nuk ka rëndësi se kush ulet në Shtëpinë e Bardhë. E rëndësishme është se si ata veprojnë. Qeveria e Trumpit mund ta rregullojë gabimin e bërë në të kaluarën, mund të heqë sanksionet dhe mund të rikthehet në tryezën e bisedimeve. Ne akoma jemi në tryezën e bisedimeve. Janë ata që janë larguar”.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono