Trump nis turin për të bindur amerikanet për murin me Meksikën

17:55 | 12/02/2019

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Tramp nuk heq dorë nga ideja e tij për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën. Për këtë arsye ai ka ndërmarrë një tur në vend për të bindur amerikanët që të mbështesin projektin e tij.

Donald Trump ka nisur një tur për të mbledhur sa më shumë mbështetje për ndërtimin e murit me Meksikën. Presidenti amerikan vijon të përsërisë se kjo strukturë do të shpëtojë jetë njerëzish dhe do të ndalojë keqbërësit e njerëzit e rrezikshëm që të hyjnë në territorin amerikan. Presidenti amerikan ndaloi në El Paso, i cili konsiderohet një nga qytete më të sigurta pavarësisht se është në kufi dhe pak kilometra larg territorit meksikan dhe qytetit Siudad Huarez. Ky i fundit njihet si feeri në tokë, me një numër shumë të lartë vrasjesh dhe nën kontrollin e bandave që merren me trafikun e drogës. Të dyja qytetet janë të ndara nga një rrip toke që nuk i përket askujt dhe lidhet me disa rrugica për kalimtarët. Nuk ka asnjë mur mes dy territoreve por vetëm një kanal për mbledhjen e ujit; dhe për këtë arsye opozita amerikane i thotë Tramp se nuk ka nevojë për një mur.

Demokratët vijojnë të refuzojnë mbështetjen ekonomike për projektin e Tramp i cili kërkon të përforcojë bindjet e amerikane se ndërtimi i murit në kufi me Meksikën është i domosdoshëm.

Ai deklaroi se administrata e tij dëshiron t’i japë fund emigracionit të paligjshëm, dhe prioritet atyre që vijnë të kontribuojnë për ekonominë amerikane.

Tramp shtoi se në El Paso ekziston një barrier me Meksikën, por një mur do të kishte qenë dhe më mirë. Një batutë që qytetarët aty nuk e vlerësuan. Por kreu i Shtëpisë së Bardhë këmbënguli në qëndrimin e tij duke i akuzuar gazetarët amerikanë investigativë se janë personat më të pandershëm në botë. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono