Trump nis fushatën për mandatin e dytë të presidentit

23:35 | 20/05/201923:350

Donald Trump do ta nisë fushatën elektorale për rizgjedhjen e tij më herët. Sipas mediave ndërkombëtare, Trump i trembet një revanshi të demokratëve, pavarësisht se konsiderohet si presidenti që forcoi ekonominë dhe uli papunësinë.

Presidenti Donald Trump, i ndodhur përballë një shtegu të vështirë për të siguruar mandatin e dytë në nëntor të 2020-s, ka në plan të nisë fushatën për rizgjedhjen në mes të qershorit. Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, Trump ka gjasa që ta nisë fushatën e tij me një miting në Florida, ndoshta mëë 15 qershor, e më pas me ndalesa në ato shtete që konsiderohen fusha beteje.

Data do të përkojë me 4-vjetorin e ditës kur Trump zbriti shkallët e lëvizshme në kullën që mban emrin e tij dhe përpara një turme mbështetësish njoftoi kandidaturën e tij për president, më 16 qershor 2015. Stafi i fushatës elektorale të presidentit refuzoi të bëjë komente, por ajo që dihet është se kreu i shtetit ka nisur mbledhjen e të ardhurave për rizgjedhjen e tij dhe mban mitingje politike prej shumë muajsh.

Sipas “Reuters”, Trump e konsideron Floridën një shtëpi të dytë, duke qenë se zotëron kompleksin “Mar a Lago” dhe qëndron atje rregullisht. Në vitin 2016 ai fitoi në Florida, por fitorja e tij nuk është më e sigurtë dhe gjasat janë që ai të përballet në një betejë serioze për të fituar sërish.

Që kur mori detyrën në fillim të vitit 2017, ekonomia amerikane ka përjetuar një rritje të fortë dhe rënie të ndjeshme të papunësisë. Normalisht kjo do t’i jepte Trump një garanci për fitoren, por presidenca e polarizuar e tij ofron mundësi që demokratët të mos ia lejojnë mandatin e dytë./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono