Trump mund të përballet me një denoncim të dytë për çështjen “Ucrainagate”

10:13 | 05/10/201910:130

Kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Tramp është sërish në qendër të vëmendjes për sa i përket çështjes që tashmë njihet si “Ukrainagate”. New York Times shkruan se një drejtues i dytë i shërbimit amerikan të inteligjencës mund të denoncojë Presidentin për ndërveprimin e tij me Ukrainën.

Një tjetër drejtues i shërbimit amerikan të inteligjencës i alarmuar nga ndërveprimi i Donald Trump me Ukrainën po merr në konsideratë nëse duhet të bëjë një denoncim të dytë ndaj kreut të Shtëpisë së bardhë, dhe të dëshmojë në Kongresin Amerikan.

Lajmi është raportuar nga New York Times që citon dy persona në dijeni të ngjarjes. Bëhet fjalë për një person i cili ka informacione më të drejtpërdrejta për ngjarjen në krahasim nga denoncuesi i parë i cili akuzoi Tramp se po përdorte pushtetin e tij që Ukraina të hetojë ndaj Biden dhe djalit të tij.

Për këtë arsye demokratët kanë nisur procedurat e “Impechmeant”. Agjenti i dytë i shërbimit amerikan të inteligjencës është mes atyre që janë marrë në pyetje nga inspektori i përgjithshëm për të vërtetuar akuzat e denoncuesit të parë.

Nuk është ende e qartë nëse ai ka nevojë të bëjë një denoncim për të përfituar mbrojtje ligjore sepse dëshmitarët të cilët flasin me inspektorët e përgjithshëm janë të mbrojtur nga ligjet federale. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono