Trump mbërrin në Londër/ Presidenti i Shba, indiferent ndaj protestave


19:40 | 12/07/2018

Donald Trump ka mbërritur në Londër për një vizitë dyditore, që do të ketë në fokus Brexit, marrëdhëniet tregtare dhe sigurinë. Me të zbritur në aeroport, presidenti amerikan ka deklaruar se protestat nuk e shqetësojnë dhe ka shprehur bindjen se britanikët kanë simpati për të.

Donald Trump ka mbërritur të enjten në Britaninë e Madhe, duke deklaruar se protestat kundër pranisë së tij nuk përbëjnë problem për të. Trump dhe bashkëshortja Melania zbritën nga “Air Force One” në aeroportin STENSTID në orën 15:50 dhe një helikopter i mori për t’i çuar në rezidencën e ambasadorit amerikan në Londër. Pavarësisht pranisë së theksuar të forcave të sigurisë për të mbajtur nën kontroll protestuesit, Trump është shprehur i bindur se britanikët kanë simpati për të. “Besoj se ata janë dakord me mua për emigracionin. Mendoj se ai ishte shkaku i Brexit-it”, ka thënë Trump. Gjatë qëndrimit të tij në Londër, Trump do të takohet me kryeministren Theresa May, e cila vijon përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje për daljen nga BE-ja. Një ditë më parë, Trump e cilësoi situatën në Mbretërinë e Bashkuar një katrahurë dhe të njëjtën gjë përsëriti të enjten në Bruksel, para se të nisej drejt Anglisë. “Brexit është një çështje britanike. Qytetarët britanikë votuan për t’u shkëputur nga BE-ja dhe besoj se kjo është ajo çka do të ndodhë, por gjërat mund të marrin një drejtim tjetër”, tha Trump. Nga ana e saj, kryeministrja May ka deklaruar se vizita e presidentit amerikan është një shans për të përforcuar lidhjet tregtare dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono