Trump i ka kërkuar Macron të largohet nga BE

12:43 | 30/06/2018

Sipas Washington Post presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar në mënyrë të qartë homoogut të tij francez Emanuel Macron që të largohet nga Bashkimi Europian. Në shkëmbim të kësaj i ka premtuar marrëveshje të leverdisshme tregtare mes dy vendeve.

Dalja nga Bashkimi Europian në shkëmbim të një marrëveshjeje të leverdisshme tregtare mes dy vendeve. Është ky propozimi i Donald Trump për Emmanuel Macron në fund të muajit Prill, kur presidenti francez vizitoi Shtëpinë e Bardhë. Lajmi është publikuar nga Washington Post që citon dy funksionarë europianë të cilët kanë zgjedhur të qëndrojnë anonimë.

Por në artikullin e prestigjozes nuk thuhet se si është përgjigjur Macron ndaj këtij propozimi që sugjeron një marrëveshje më të mirë se sa ajo mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Edhe pse një ofertë e tillë është në linjë me qëndrimin e Trump ndaj organizatave mdërkombëtare, Post thekson se kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk ishte informuar si duhet për qëndrimet politike të presidentit francez.

Se pse pikërisht në rimëkëmbjen e Europës dhe në rolin e Francës në Bashkimin Europian, Macron ka ndërtuar programin e tij elektoral që e nxori fitues. I pyetur për këtë shkrim të së përditshmes amerikane, Macron tha se të gjithë e dinë impenjimin e tij për Europën dhe në këtë mënyrë mund të merret me mend se si i është përgjigjur ai Trump.

Nga ana tjetër ka reaguar presidenti i Komisionit Europian, Juncker, i cili u shpreh se dyshonte shpesh që Trump dëshiron të përçajë Bashkimin Europian. Më pas Jean Cleaude Juncker konfirmoi se do të udhëtonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i prezantuar kreut të Shtëpisë së Bardhë këndvështrimin europian./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono