Trump e Kim Jong Un, liderët më influentë në botë

22:44 | 19/04/201822:440

Donald Trump dhe Kim Jong un rezultojnë personat më influentë në klasifikimin e përvitshëm të revistës “Time”, ku mes të tjerësh spikat edhe roli i gjigandëve të internetit.

Në pritje të takimit historik mes tyre, Donald Trump dhe Kim Jong un ndodhen së bashku në listën e 100 personave më influentë në botë, e hartuar çdo vit nga revista “Time”. Përkrah tyre ndodhet një tjetër aktor kyç në çështjen koreane, presidenti kinez Xi Jinping. Megjithatë, miliarderi i bërë president nuk do të mbetet i kënaqur kur të shohë se në listë është edhe Robert Mueller, prokurori i posaçëm që po drejton hetimet e skandalit të njohur si “Russiagate” e që mund të cënojë rëndë pozitat e shefit të Shtëpisë së Bardhë. Mes liderëve që po lënë gjurmë këtë fillimviti është edhe presidenti francez Emmanue Macron, që po kthehet në figurën më të preferuar të Europës, duke lënë pas kancelaren gjermane Angela Merkel. Më pas vjen kryetari mysliman i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, si dhe çifti i vitit, princi Harry dhe bashkëshortja e tij e ardhshme Meghan Markle. Në kategorinë e “titanëve” nuk mungojnë eksponentët e Silicon Valley, që sa vjen e bëhet më influente, por bie në sy mungesa e Mark Zuckerberg. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono