Trump: Dekret për të limituar të drejtën e azilit në SHBA

12:06 | 09/11/2018

Presidenti Donald Trump ka ashpërsuar rregullat për të drejtën e azilit në Shtetet e Bashkuara duke nënshkruar një dekret. Ndërsa administrata e tij e ka rregulluar këtë dekret në mënyrë që të mos kalojë në Kongres për aprovim.

Si do të qeverisë Donald Trump dy vitet e ardhshme, duke humbur maxhorancën në Dhomën e Përfaqësuesve? Duke nënshkruar dekrete. Përgjigja vjen vetëm disa orë pas rezultateve të zgjedhjeve të Gjysëm Mandatit. Filloi duke shkarkuar ministrin e drejtësisë, dhe tani presidenti amerikan po përgatit masa shtrënguese për të drejtën e azilit.
Një normativë e re ka në shënjestër veçanërisht “karvanin nga Hondurasi” që luajti një rol të rëndësishëm në mposhtjen elektorale të republikanëve. Dekreti – i rregulluar nga Administrata në mënyrë që të anashkalojë aprovimin në Kongres – ka për qëllim që të ulë mundësitë ligjore për qindra refugjatë që të kërkojnë azil. Kushdo që provon të kalojë kufirin në vende të ndryshme të “Portave të Hyrjes”, pra qyteteve afër vijës ndarëse mes SHBA-ve dhe Meksikës dhe që kanë statusin për të shtruar kërkesën, do të skualifikohet automatikisht.

Ndër të tjera dekreti ekzekutiv i firmosur nga presidenti do të listojë kategoritë që janë përjashtuar nga shqyrtimi i kërkesës për azil. Në tubimet e tij në fushatën elektorale, Donald Trump përsëriti shpeshherë, duke iu referuar karvanit të mijëra refugjatëve të nisur nga Hondurasi: “Nuk janë njerëz të pafajshëm, janë të ashpër”. Në disa raste ngriti shqetësimin e prezencës së anëtarëve të bandave të amerikës qëndrore. Ndërsa në disa raste të tjera tha se mes emigrantëve gjenden edhe terroristë islamikë nga Lindja e Mesme. Ndërkohë, një sondazh i fundit mes votuesve në zgjedhje zbuloi se kush ka votuar për republikanët, kishte për shqetësim madhor emigracionin klandestin./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono