Trump: Al Baghdadi u vetëhodh në erë, vdiq duke qarë së bashku me 3 fëmijët e tij

15:20 | 27/10/201915:200

“Lideri i ISIS AL Bagdadi vdiq duke qarë, dhe gjatë shpërthimit mbetën të vrarë dhe tre fëmijët e tij”. Në këtë mënyrë kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Tramp konfirmoi vdekjen e atij që e cilësoi si terroristi numër 1. Trump falenderoi dhe kurdët në Siri për informacionet e çmuara që kishin dhënë për vendndodhjen e tij.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, konfirmoi se Al Bagdadi u vra gjatë një sulmi amerikan në Siri. Gjatë deklaratës së tij në Shtëpinë e Bardhë Trump u shpreh se terroristi numër një në botë u vetëhodh në erë, pasi u bllokua në një rrugë pa dalje, duke qarë dhe duke ulëritur. Gjatë shpërthimit ai vrau dhe tre fëmijët e tij. Me tej kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se nën drejtimin e tij u shkatërrua Kalifati dhe terroristët tashmë nuk duhet ta bëjnë gjumin e qetë.

Trump shtoi se lideri i ISIS vdiq si një qen, si një frikacak dhe se operacioni kundër tij zgjati dy orë: “E pashë drejtpërdrejt atë operacion teksa ndodhesha në Dhomën e Situatave në Shtëpinë e Bardhë. Ishte si të shihje një film,” shtoi Trump.

Sipas presidentit amerikan Trump, AL Bagdad po punonte për rindërtimin e ISIS. Më pas ai falenderoi Rusinë, Sirinë, Turqinë, Irakun dhe kurdët e Sirisë pa të cilët operacioni nuk do të ishte kaq i përsosur.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën një sulm kundër Al Bagdadit në verilindje të Sirisë. Sipas rrjetit televiziv Foks, i cili citon burime ushtarake amerikane, lideri i ISIS është vrarë. Ai aktivizoi detonatorin e një jeleku eksploziv duke u hedhur në erë para ushtarëve që kishin hyrë në vendqendrimin e tij. Përpjekjet për kapjen e al Bagdadit zgjatën pesë vjet. Burime të Pentagonit për revistën Njusuik, thonë se lideri i ISIS u sinjalizua teksa ndodhej me disa familjarë. Dy nga bashkëshortet e tij mbetën të vrara gjithashtu gjatë shpërthimit.

Ndërkohë dhe analizat e ADN-së konfirmuan se bëhet fjalë për AL Bagdadin, sipas asaj që raporton Foks Njus.

Lideri i ISIS u sinjalizua teksa ndodhej me disa familjarë. Sipas agjencisë turke të lajmeve Anadoll, sulmi zgjati katër orë. Tetë helikopterë amerikanë dhe dy dronë, sulmuan zonën për më shumë se një orë e gjysëm, ndërsa në tokë u zhvillua një shkëmbim zjarri. Pas kësaj helikopterët u ritkhyen sërish në zonë duke goditur objektivat, para se të uleshin për të zbritur njësitë tokësore, forcat special amerikane. Këtu nisi dhe faza e dytë e cila zgjati dy orë e gjysmë.

Në vendngjarje janë gjetur shtatë trupa të pajetë, tre burra, tre gra dhe një fëmijë, ndërkohë të plagosurit janë pesë.

Mediat sociale dhe uebsajte të lidhura me ISIS u kanë bërë apel ndjekësve të tyre në të gjithë botën që të vazhdojnë me xhihadin duke e konsideruar liderin e tyre si martir të luftës së shenjtë. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono