Tronditje në Francë pas eleminimit të Paris SG

20:50 | 10/01/2019

Kritika të ashpra për PSG, pas eleminimit nga Kupa e Ligës në Francë. Kampionët dështuan përballë një kundërshtari tepër modest, madje brenda në Paris.

As nuk mund të mendohej një gjë e tillë. Ashtu si rastësia është mbret i botës, po ashtu edhe Gingompi tërësisht modest eleminoi në mënyrë krejt të papritur superfuqinë e madhe të Francës, Paris SG, nga Kupa e Ligës.

Një ndeshje e luajtur në “Park de Princes”, pra në shtëpinë e kampionëve, që përfundoi 2-1 për miqtë, që vështirë se arrinin të besonin se ia kishin dalë. Trajneri Tomas Tuchel pësoi dështimin e parë të madh, ndonëse në fushë kishte hedhur kampionë si Nejmar, Mbappe, Di Maria, Marquinhos, Thiago Silva, Draxler apo Bernat, ndërsa në pjesën e dytë aktivizoi me ngut Kavanin, Verratin dhe Dani Alveshin.

Markus Thuram humbi penallti për miqtë në 61’, dy minuta më vonë Nejmar kaloi PSG-në në epërsi, por Jeni N’Gbakoto (81’, penallti) dhe Markus Turam në sekondat e fundit, po me penallti, i dhanë fitoren Gingompit.

Gazeta e kryeqytetit, “L’Ekip”, komentoi kështu: Goditje rrufeje! Surprizë e jashtëzakonshme e Gingompit, që eleminon Paris SG, fituesin pesë herë radhazi të Kupës së Ligës. Bretonët realizuan dy nga tri penalltitë që iu dhanë!

Media tjetër kryeqytetase, “Le Parisien”: Kupa e Ligës, eleminim historik i PSG-së!

Gazeta pariziene titulloi se “Neymari nuk mjaftoi për suksesin”, ndërsa kampionët nuk u kursyen me emrat e mëdhenj në fushë.

Çfarë ndodhi me PSG-në dhe çfarë do të thotë ky eleminim?

Natyrisht, fare mirë mund të quhet një dështim sportiv, siç ka pasur dështime të të mëdhenjve edhe në vende të tjera (mjaftojmë të kujtojmë eleminimin e vjetshëm të Realit nga Kupa e Mbretit, prej modestes Fuenlabrada.

Padyshim, do të ketë edhe “gojë të këqija” që do të shohin koeficientin e një humbjeje të parizienëve, sidomos me parashikimin 1/2. Gjithsesi, fakti është që Paris SG dështoi në Kupën e Ligës, të cilën e kishte fituar 5 herë radhazi. Kjo mund të jetë një kujtesë sesa e vështirë është faza e dytë e sezonit, sidomos në garat me eleminim direkt, siç është edhe Liga e Kampionëve./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono