Tregtimi i duhanit, MSH: Pikat e shitjes të pajisen me liçencë

15:07 | 04/03/2019

Pikat e tregtimit të produkteve të duhanit duhet të pajisen me licencë. Kërkesa vjen nga Ministria e Shëndetësisë përmes një projektligji të posaçëm ku kërkohet gjithashtu dhe ndalimi i tregtimit të paketave me 10 apo më pak cigare.

Paketën e cigares shumë shpejt nuk do ta blini më në dyqanin e lagjes. Tregtimi i tyre do të bëhet në vende të përcaktuara. Ministria e Shëndetësisë kërkon përmes ndryshimeve në ligjin për “mbrojtjen nga produktet e duhanit” që pikat e shitjes së këtyre produkteve të pajisen me licence të veçantë.  Qëllimi thuhet në nenin dy të projektligjit është kufizimi i numrit të pikave të tregtimit të këtyre produkteve në vend. Por jo vetëm kaq. Ministria kërkon që në Shqipëri të ndalohet shitja e paketave me dhjetë cigare apo më pak si dhe cigareve apo duhanit të dredhur me shije që fsheh atë origjinale, si menthol vanilje etj. Ndërkohë prodhuesit apo importuesit e produketeve të duhanit duhet të lajmërojnë Ministrinë e Shëndetësisë për çdo produkt të ri që futet në vend. Projektligjit sipas ministres Manastirliu është në fazën e konsultimeve me grupet e interesit.

 “Synimi ynë është të forcojmë akoma më tej masat kundër duhanpirjes në ambientet publike, për të mos lejuar askënd të abuzojë me ligjin, duke shkuar deri në mbyllje të aktivitetit dhe heqje të licencës për ato subjekte që gjobiten në mënyrë të vazhdueshme. Sepse për ne parësor është shëndeti i qytetarëve”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e bëri këtë deklaratë në Durrës ku ishte për të inspektuar punimet që po kryhen për rindërtimin e pediatrisë së këtij qyteti. Investim i qeverisë prej dy milionë eurosh. Manastirliu gjatë kësaj vizite prezantoi gjithashtu shtatë mjekët që i shtohen këtij spitali nga 168 me kontrata të lidhura në të gjithë spitalet e vendit./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono