Tregtarët e vegjël i bashkohen thirrjes së PD në Fier

11:10 | 16/04/2018

Dhjetra tregtarë ne Fier protestuan kundër përfshirjes në skemën e TVSH-s. Ata u grumbulluan para prefekturës dhe sipas tyre, kjo skemë i çon tregtaret e vegjël drejt falimentit.

Pasi ulën qepenat, u grumbulluan para prefekturës së Fierit. Një grup tregtarësh protestuan kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së.

Me pankarta në duar, ku thuhet se TVSH-ja 20 për qind do të thotë mjerim, për tregtarët nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të vijojnë protestat.

Shumë nga ata thanë se kanë dalë në tubim për veten e tyre dhe jo për partitë.

Pak ditë më parë, biznesi i vogël në të gjithë vendin, të mbështetur dhe nga opozita protestuan kundër vendimit të qeverisë për futjen e biznesit të vogël në TVSH.

Në Fier nga 4166 biznese të vegjël që ka Bashkia Fier, me uljen e pragut të TVSH-s janë futur në këtë skemë 440 biznese./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono