Tragjedia “Hekuba“ vjen në skenë nga Febo del Zozzo

15:39 | 14/11/201715:390

Tragjedia e Hekubës se lashtesise greke, e shkaktuar nga humbja e fëmijëve të saj vjen ne forme moderne nga regjisori Italian Febo Del Zozzo ne teatrin e Metropolit.

Të pranosh humbjen do të thotë të kesh një forcë. Të posedosh një forcë, por të mos jesh i dhunshëm. Ky lajtmotiv e ka udhëhequr. Në vepër flitet për historinë e Hekubës, humbjen e fëmijëve të saj, e përcjellë kjo nëpërmjet gjuhës së trupit. “Hekuba”.

Stacioni i radhës së regjisorit italian në kërkim të mitit të Hekubës, pas 7 vendesh europiane, është Tirana, në bashkëpunim me Teatrin e Metropolit.
Koncepti i tij eksperimental është spontan, ai nuk bën audicione dhe përzgjedhjen për kryepersonazhin e bën në formë intuitive.
Konceptin e tij regjisorial nuk e bazon në narracion, por në emocion.

Shfaqja është një ndërthurje e pjesëve të ndryshme nga Homeri, Brehti dhe Pasolini, të cilat flasim për situata humbjeje, apo situata lufte dhe shtypjeje.
“Është një punë si një qëndisje, e cila bazohet mbi unisonin e aktorëve. Hekuba, jeton brenda kësaj force. Nga njëra anë forca që lëshon Hebuka dhe nga ana tjetër kundërpërgjigja e të tjerëve mbi qytetin e Trojës”,- shprehet regjisori Febo Del Zozzo.

“Hekuba”- Porte dhe periferitë e Mesdheut ka nisur punën në Teatrin Metropol në datën 7 nëntor, si një laborator i teatrit fizik, që ndërlidh hulumtimin teatral dhe improvizimin fizik me disa tekste klasike dhe bashkëkohore.
“Gjatë kësaj kohe është punuar me ushtrime që synojnë studimin e lëvizjes së trupit në hapësirën skenike dhe përdorimin e zërit. Ka edhe momente reflektimi teorik. Gjuha e punës për laborator është italisht.
(Teatri Metropol) që do të vijë në skenë në datën 16 nëntor, ora 19:00. Shfaqja, i përket teatrit fizik, lëvizjeve skenike, ritmit dhe sinkronizimit të aktorëve në skenë./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono