Tre yje shkëlqyen në ndeshjet e fundit në NBA

12:54 | 06/12/2018

Tre yje të mëdhenj shkëlqyen sërish në basketbollin amerikan. Lebron Xhejms, Stefën Kërri dhe Pol Xhorxh shënuan, secili, mbi 40 pikë

Thuajse askush nuk dëshiron të luajë me të.

Lebron Xhejms duket sikur i largon yjet e tjerë të basketbollit me madhështinë e tij, por sërish ai nuk duket se do të dorëzohet përpara këtij fataliteti.

Pasi arriti 8 finale radhazi në NBA, e fitoi vetëm 3 tituj (pak për klasin e tij), ai synon suksesin me Los Anxhelos Lejkërsat.

Shënoi 42 pikë ndaj San Antonios, madje 20 në periodën e fundit, duke siguruar një fitore të vështirë, 121-113.

Në moshën 34-vjeçare mbetet ndoshta lojtari më i përgatitur fizikisht dhe atletikisht në NBA, shënon mbi 28 pikë për ndeshje, dhe po ashtu shkëlqen në topat në tabela e pasime për kosh.

Los Anxhelos Lejkërsat janë tashmë në vend të 5-të në Konferencën Perëndimore, fare pranë kreut, dhe duket se do të luftojnë fort me kampionët e Golden Stejtit.

Këta të fundit ia dolën më në fund të fitonin jashtë fushe, me një Stefën Kërri në formë të madhe.

Basketbollisti me numrin 30 shënoi po aq pikë sa Lebroni, 42, si dhe kapi 9 topa në tabela, shërbeu 7 asiste dhe vodhi një top.

Golden Stejti triumfoi në Klivlend, 129-105, dhe duket se e kaloi krizën e javëve të fundit.

Për fatin e kampionëve, Kërri ka në krah një supertalent si Kevin Durant që, këtë herë, shënoi 25 pikë, e po ashtu ndihmoi kapiteni Klej Tompson.

Ylli tjetër që shkëlqeu në ndeshjet e fundit ishte Pol Xhorxhi.

Lojtari i Oklahomës la në hije edhe kapitenin e tij, Rasëll Uestbruk që realizoi një tjetër tripëll dabëll.

Xhorxhi shënoi 47 pikë, duke qenë realizuesi më i mirë nga të gjithë, madje kapi edhe 15 topa në tabela.

Paraqitja e madhe e dy protagonistëve kryesorë, bëri që Oklahoma të fitonte 114-112 në fushën e Bruklinit, dhe të mbetej mes pretendentëve në Perëndim, thuajse barabar me Goldën Stejtin dhe Lejkërsat. /abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono