Tre yje shkëlqyen në duelin Hjuston-Oklahoma në NBA

22:30 | 10/02/2019

Tre yje po bëjnë historinë në basketbollin amerikan. Pol Xhorxh, Xhejms Harden dhe Rasëll Uestbruk shkëlqyen në duelin mes Hjustonit dhe Oklahomës

Pati shumë për të lavdëruar në superndeshjen e NBA-së mes Hjustonit dhe Oklahomës. Skuadra mike fitoi 117-112 duke konfirmuar momentin më të mirë sesa teksanët, por ata që ranë më shumë në sy ishin tre yjet në parket, Pol Xhorxhi, Xhejms Hardeni dhe Rasëll Uestbruku.

Xhorxhi ishte shënuesi më i mirë i përballjes me 45 pikë, plus edhe 11 topa në tabela, 3 asistë dhe një vjedhje topi. Ai është në duel me Xhejms Hardenin për shënimin e më shumë pikëve në sezon, dhe po ashtu për çmimin e lojtarit më të mirë.

Vetë Hardeni realizoi 42 pikë, duke qenë kjo ndeshja e 29-të me të paktën 30 pikë. Në historinë e NBA-së ka vetëm dy seri më të gjata se kjo, që të dyja të Uilt Çembërlenit, me 31 dhe 65 takime radhazi.

Harden është vetëm dy ndeshje larg nga seria numër 2. Të mos harrojmë edhe Rasëll Uestbrukun. Numri 0 vërtet nuk po shënon aq shumë sa sezonet e kaluara, por sërish po bën historinë.

Ai pati një tripëll dabëll me 21 pikë, 12 topa në tabela e 11 asistë. Ishte ndeshja e 9-të radhazi me një tripëll dabëll nga Uestbruku, që barazoi serinë e Uilt Çembërlenit arritur në 1968. Ai mund ta thyejë rekordin e NBA-së në ndeshjen e radhës./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono



TE FUNDIT