Tre raste me grip derri në Elbasan, ndërron jetë 48-vjeçari

12:46 | 03/02/201912:460

Një 48 vjeçar nga Elbasani  i cili dyshohet se ishte prekur  nga gripi i derrit ka humbur jetën në Sanatariumin e Tiranës. Në këtë spital janë paraqitur edhe dy raste të tjera pacientësh me të njëjtat simptoma nga Elbasani. Drejtoria e Shëndetit Publik Elbasan dyshon se kemi të bëjmë me virusin A H1N1, por pritet rezultati i  analizave përfundimtare.

Ndërron jetë ne sanatariumin e Tiranës 48 vjeçari i cili dyshohet se ishte prekur nga gripi i derrit. Viktima Arben Sula së bashku me dy pacientë të tjerë kishin ardhur nga Elbasani në një gjendje të rënduar.  Ata u sollën në kryeqytet për një shërbim të specializuar, por njëri prej tyre nuk mundi të mbijetoje.

Drejtoria e Shëndetit Publik Elbasan konfirmon se rastet e paraqitura dyshohet se  kanë të bëjnë me gripin e derrit. Por analizat përfundimtare do të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për virusin A H1 N1.
Elbasani po përballet edhe me dyndje qytetarësh me grip, mesatarisht 150 raste në ditë. Gripi ka prekur gjithë grup moshat dhe në shkallë qarku llogariten në disa mijëra.
Ndërkohë Drejtoria e Shëndetit Publik në Elbasan ka kërkuar marrjen e masave për mbrojtjen e shëndetit të popullatës. I gjithë personeli shëndetësor është vaksinuar. Ndersa janë zhvilluar takime me nxënës në shkolla dhe të gjitha qendrat shëndetësore janë urdhëruar që të punojnë me orare të zgjatura. Për mjekët kjo është një situatë normale epidemike pasi në këtë muaj rritet kurba e të prekurve me grip.

Simptomat më të shpeshta jaëe, dhimbje muskujsh, temperature,  dhimbje kockash, anoreksi, kollë, lodhje. Mjekët rekomandojnë, shmangie te ambienteve të mbipopulluara, dietë e pasur me fruta dhe vaksinim./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono