Tre persona të armatosur grabisin furgonin

09:18 | 25/09/2018

Tre persona të armatosur dhe të maskuar kanë sulmuar një furgon me mallra që sapo kishte mbërritur me traget nga Italia.

Ata e ndaluan furgonin dhe pasi morën një çantë brenda tij u larguan me shpejtësi. Nuk dihet se çfarë ka patur brenda çanta sportive, por dyshohet se ajo ka qenë me sende me vlerë ose me para.

Por ndërkohë mësohet se veças çantës, autorët kanë marrë dhe 4 mijë euro që ndodheshin në vendin e shoferit. Autorët janë larguar me një makinë tip “Benz” dhe policia është vënë në ndjekje të tyre.

Pasagjeri: “Me maska”.

Pyetje: Sa lekë morën”?

Pasagjeri: “4 mijë Euro. I kishte futur në xhep. Sa të m’i jepte mua ja morën nga xhepi”.

Pyetje: “U morën dhe personave të tjerë”?

Pasagjeri: “Të gjithëve u morën”.

/abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono