Tre muajt e fundit, asnjë vajzë nuk vjen në jetë në 132 fshatra

08:45 | 23/07/201908:450

Në 132 fshatra në Indi asnjë prej 216 fëmijëve të lindur në 3 muajt e fundit nuk ishte vajzë. Ky është një burim informacioni i konfirmuar nga autoritetet të cilat kanë ngritur alarmin se prindërit mund të kenë kryer abort selektiv.

Kjo situatë ka ndodhur në Uttarkashi, në Indi në veriore, pasi prindërit nuk duan të sjellin në jetë vajza. Shoqëria patriarkale i sheh djemtë si burim të ardhurash, por vajzat si barrë të mundshme financiare.

Por ky fenomen ka qenë një problem prej kohësh, pasi në vitin 2011 ishin vetëm 943 gra për mijë burra në këtë zonë të Indisë.

Ashish Chauhan, magjistrati i rrethit të Uttarkashit, tha se raporti i muajve të fundit ishte i dyshimtë, raporton agjencia TNN.

Fshatrat e identifikuara që nuk ka vajza të lindura gjatë tre muajve të fundit janë etiketuar si ‘zonën e kuqe’. Kjo do të thotë se të dhënat lokale do të shqyrtohen në mënyrë që të  zbulohen arsyet e mungesës së foshnjave femra.

Anëtari i Kuvendit Gopal Ravat tha: “Unë i jam drejtuar departamentit të shëndetësisë për të gjetur shkakun e vërtetë të fenomeneve të tilla alarmante, për të ndërmarrë veprime serioze, për ta zgjidhur situatën”./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono