Tre gra të vdekura në kufirin Turqi-Greqi

22:42 | 10/10/2018

Tre gra me origjinë të panjohur janë gjetur të vdekura në krahun grek të lumit Evros, që ndan Greqinë me Turqinë. Trupat janë gjetur nga një kalimtar i rastit dhe në distancë të afërt nga njëra-tjetra. Agjencia greke e lajmeve “ANA” bën të ditur se dy nga viktimat janë të moshave 15 dhe 18 vjeç dhe kanë plagë të shumta thike në trup. Zona ku ato janë gjetur përdoret për kalimin ilegal të emigrantëve dhe u bë shumë popullore pasi në vitin 2016, autoritetet e Bashkimit Europian dhe ato turke bllokuan rrugët detare të përdorura nga qindra mijëra emigrantë në vitin 2015. Në gjysmën e parë të vitit 2018, mbi 10 mijë emigrantë dhe refugjatë mbërritën në Greqi nga Turqia duke kaluar lumin Evros. /abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono