Tre fëmijët e mitur largohen nga SHBA për t’u bashkuar me nënën në Shqipëri

18:10 | 10/07/2018

Tre fëmijët e mitur të Cile Precetaj janë detyruar të largohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të udhëtojnë drejt Shqipërisë, ku do të ribashkohen me të ëmën e tyre. I dëshpëruar, babai Pete Gojcevic u ka dhënë lamtumirën fëmijëve Megan, Michael dhe Martina. Sonte të miturit do të nisen nga aeroporti i Detroit për në aeroportin e Romës, e më pas do të shkojnë në Shqipëri.

Fëmijët kanë lindur në Amerikë dhe nuk kanë probleme me qëndrimin aty, por do të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të qëndruar me mamanë, Cile Precetaj. 46-vjeçarja u dëbua në Maj të këtij viti nga SHBA, pasi autoritetet amerikane nuk i dhanë leje qëndrimi. Pas 18 vitesh jetese në Shtetet e Bashkuara dhe pa asnjë rekord kriminal, për shkak të mungesës së dokumenteve u përball me dëbimin nga vendi.

Dy muaj më parë kur u largua, 46-vjeçares nuk iu dha as shansi për t’i thënë mirupafshim familjes së saj. Bashkëshorti i saj, Pete, është një emigrant jugosllav që ka jetuar në SHBA për 30 vjet dhe ka në pronësi një restorant. /tvklan.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono