Traumat nga fatkeqësitë natyrore, specialistët: Janë sjellje normale të sistemit nervor

17:33 | 23/09/201917:330

Tronditja e shkaktuar nga fenomenet natyrore, siç është tërmeti i të shtunës së kaluar janë një reagim normal i sistemit nervor, që sipas specialistëve kërkon të vetëmbrohet. Kategoritë që kërkojnë vëmendje për shkak të përjetimit më të fortë janë fëmijët e mosha e tretë.

Stresi dhe traumat e shkaktuara nga fatkeqësitë e ndryshme natyrore janë normale sipas mjekëve specialistë. Sistemi nervor reagon sepse është i pafuqishëm për të përballuar disa të papritura, siç është edhe tërmeti thekson mjekja psikiatre, Arjana Rreli.

“Sistemi nervor reagon fuqishëm sepse është i papërgatitur. Të gjithë reagimet tona janë normale dhe ky normalitet përfshin afatin kohor tre deri në katër javë. Pra ne nuk duhet të shqetësohemi për një situatë anormale, sistemi jonë nervor reagon në mënyrë normale. Njerëzit fillojnë e mendojnë se mos ka filluar ndonjë problematikë. Jo! Deri tre deri katër javë është reagim normal pas një traume”, tha ajo.

Grupmoshat që i përjetojnë më shumë traumat nga të tilla fenomene janë fëmijët dhe të moshuarit.

“Situata mund të përjetohet në mënyrë të ndryshme sepse të gjithë jemi të ndryshëm nga njëri-tjetri. Të parët që e vuajnë janë grupmoshat e fëmijëve dhe mosha e tretë sepse fëmijët dhe pleqtë janë një kontingjent me reduktim të kompetenca mbrojtëse të tyre/. Ato më të prekshmit janë persona që tashmë kanë një themel mbi të cilat vendoset ky ankth”, u shpreh mjekja psikiatre.

Po si mund të veprohet në situata të tilla?

“Është një energji e vajtur dëm nëse vazhdojmë dhe analizojmë e aq më tepër duke menduar negativisht. Ne duhet t’i kthehemi sa më parë aktiviteteve tona për të marrë kënaqësitë që kemi patur më përpara jo vetëm nga punët e përditshme, por edhe të shfrytëzojmë sa më tepër hobet”, tha Rreli.

Në rastet kur persona të caktuar nuk arrijnë t’i kalojnë traumat edhe pas 4 javësh nga shfaqja e tyre, mjekët bëjnë thirrje që pacientët të konsultohen me një specialist./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono