Trashi: Vllaznia ra vetë nga Superiorja, Gaz Demi e mbajti fjalën!

14:01 | 18/10/201914:010

Lorenc Trashi është super i motivuar para ndeshjes me Vllazninë. Mbrojtësi i majtë  shënoi në debutimin e tij me Shqipërinë dhe foli edhe për kombëtaren në konferencën e sotme për shtyp. “Është hera e tretë që grumbullohem me kombëtaren. Më kishte ftuar edhe Panuçi. Nuk luajta, por sërish ishte ai gëzimi për grumbullimin.

Me Rejën është ndryshe, e kemi njohur më shumë njëri-tjetrin. Ndryshe nga grumbullimi i parë, edhe çunat kanë qenë më afër meje dhe më kanë mbështetur. Kur u bë formacioni i ndeshjes me Moldavinë, të gjithë më kanë dhënë kurajo dhe më thanë të luaja i qetë. Ky është ndryshimi nga grumbullimi i parë”.

NDRYSHIMET NË EKIP – “Duhet të shohim diçka, pasi ekipi nga vjet ka ndryshuar. Kanë ardhur mbi 10 lojtarë. Vjet ka qenë një bazë me 12-13 lojtarë, që kanë luajtur thuajse gjithë kampionatin. Ndoshta s’kemi pasur një stol luksi, si sivjet. Ka shumë lojtarë që mund të luajnë në formacion, shpesh mund të bëhen ndryshime. Ai që e meriton luan. Jo se vjet nuk ka qenë kështu, por kemi pasur më pak lojtarë. Nuk është se e kemi nisur mirë, por kam besim dhe e kam thënë. Kam shpresë se do kthehemi të lojërat e mira, si në derbi. Shpresoj të realizojmë objektivat tona”.

MBROJTJA ME TRE – “Kam luajtur me katër më shumë, por edhe 3-5-2 më pëlqen. I përshtatem edhe skemës së kombëtares kështu dhe më jepet mundësia të jem shpesh në sulm. Për mua është mirë. Të gjithë çunat më kanë uruar pas ndeshjes. Kemi grup të mirë dhe rrimë shumë mirë. Ndihem mirë kur shokët më përkrah për çdo gjë. Tani jemi unë dhe Albani, më përpara ka qenë shpesh edhe Telushi, ishte edhe Mala një grumbullim. Çdo lojtar ka momentin e tij. E kam thënë që Superiorja ka lojtarë shumë të mirë dhe cilësorë. Kush do e meritoj dhe do jetë në formë, jam i sigurt që do të ftohet”.

Trashi feston golin ndaj Moldavisë

E ARDHMJA  – “Nuk mund ta cilësoj si sezonin e fundit te Partizani. Është folur shumë për mua në lidhje me një largim të mundshëm në një kampionat më të fortë. Kjo gjë nuk varet nga unë. Duhet të kënaqet edhe klubi. Kombëtarja shërben për një karrierë më të mirë dhe për një klub më të mirë. Shpresoj të shkoj sa më shpejt jashtë, në një klub që do të gjente gjuhën e përbashkët me mua dhe Partizanin”.

PREMIO E DEMIT – “Presidenti e mban gjithmonë fjalën. Kam folur me të gjatë gjithë grumbullimit dhe më ka mbështetur. Para ndeshjes më foli dhe më bëri premtimin. Sapo erdha në Tiranë e takova dhe e ka mbajtur fjalën. Trajneri më ka mësuar si të rri me këmbë në tokë. U gëzua shumë kur mora ftesën. Më ka uruar pas ndeshjes, siç e bëri edhe këtu para jush”.

VLLAZNIA – “Partizani nuk ka ndikuar për rënien e Vllaznisë, ra vetë, për problemet e veta. Normalisht nesër do të jetë një ndeshje e vështirë. Ata po kalojnë një moment të mirë. Janë një ekip legjendar, kjo nuk mohohet, edhe pse ranë në të Parën. Ka ndodhur për problemet që kanë pasur ata. Pritet një ndeshje shumë e fortë”.

“Tifozët presin gol? Normalisht është ky gëzimi shumë i madh tek ekipi dhe tifozët për golin dhe paraqitjen me kombëtaren. Për ta harruar dot nuk mundem, se ishte debutimi. Por tani do të përqendrohemi te ndeshja e radhës”, përfundoi Lorenc Trashi. /abcnews.al

Trashi në konferencën para ndeshjes me Vllazninë | Foto: Partizani.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono