Trashi dhe Doçi, futbollistët e vitit në Shqipëri

16:26 | 20/12/2018

Lorenc Trashi i Partizanit dhe Megi Doçi e Vllaznisë, u shpallën më të mirët e vitit 2018 në futbollin shqiptar. Federata ndau edhe disa çmime për figura të këtij sporti në Shqipëri.

Sakrifica e tyre nuk shkoi kot. Lorenc Trashi i Partizanit dhe Megi Doçi e Vllaznisë, u shpallën më të mirët e futbollit shqiptar për vitin 2018, për meshkuj e femra. Trashi, padyshim një nga lojtarë më të mirë të kryeqytetasve, po jep kontribut në përmbushjen e ëndrrës së tifozëve për të fituar titullin kampion pas më shumë se çerek shekulli.

“Unë shpresoj që meqë e nisa kampionatin me një trofe, ta përmbyll me një trofe në fund. Kjo do ishte perfekte. Kampionati do jetë shuëm  ashpër këto dy faza që kanë ngelur dhe do fitoj në fund ekipi që do bëjë më pak gabime”, tha Trashi.

Nëse për Trashin kishte kuptim rivaliteti, kjo nuk mund të thuhej për Megi Doçin. Sulmuesja e re e Vllaznisë shënon kaq shumë gola, ndërsa vesh edhe fanelën e kombëtares, saqë nuk lë vend për diskutim.

“Ndihem shumë e kënaqur sepse është një çmim që jepet për herë të parë, por është meritë e gjithë ekipit dhe stafit që më kanë ndihmuar që të jap një performancë shumë të mirë në fushën e lojës dhe të shënoj sa më shumë gola”, tha Doçi.

Në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, deshi t’i jepte një çmim edhe institucionit të tij, për investimet në infrastrukturë.

“Punimet drejt përfundimit të stadiumit kombëtar, fillimin e projektit të madh të shtëpisë së futbollit një kompleks, i cili do pranojë për ç’do lloj aktiviteti të futbollit shqiptar, jo vetëm për zyrat, por për çdo ambient ndihëm për ekipet shqiptare. Ambient ndihmës të stadiumit të Kukësi”, tha Duka.

U vlerësuan me çmimin Nderi i futbollit shqiptar, lojtarë të së kaluarës si Perlat Musta, Agim Canaj, Genc Tomori, Osman Mema, Qamil Teliti (pas vdekjes) dhe Edvin Murati./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono