“Tranziti” dërgon në pranga 10 persona

08:15 | 14/06/2019

Edhe dy persona të tjerë janë vënë në pranga në saj të operacionit të të koduar “Tranziti”.  Arrestimni i tyre është bërë në Elbasan, duke e çuar në 10 numrin e personave të ndaluar.
Dy personat e arrestuar së fundmi janë ndaluar shtetasit me inicialet M.K. 32 vjeç dhe M.K. 56 vjeç banues në Tiranë. Ata janë pjesë e grupit kriminal që kontrabandonte klandestinë nga vendet e treta drejt Malit të Zi. Dy të arrestuarit akuzohen për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në formën e kontrabandimit të njerëzve e kryer në bashkëpunim.

Gjatë ditës së djeshme policia njoftoi arrestimin e 8 personave të këtij grupi kriminal, mes të cilëve edhe një shtetas turk, i cili ishte kreu i grupit.
Këta persona, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, vepronin si grup kriminal duke organizuar transportin e shtetasve të huaj nga kufiri i gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Malit të Zi. Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono