Transformimi i Tiranës vlerësohet në Singapor


14:18 | 10/07/2018

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, deklaron synimin për një mandat të dytë në krye të bashkisë së kryeqytetit. Ai ishte në Samitin e Qyteteve në Singapor, ku Tirana u vlerësua për ndryshimet e pësuara vitet e fundit. Aty shprehu keqardhjen për deklaratat kundër punëve publike bërë nga opozita.

Nga Singapori dërgoi mesazhe në Tiranë. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i drejtohet zërave opozitarë të shprehur se do të prishin ose nuk do të lejojne punët publike në kryeqytet.

 “Ndihem i keqardhur, kur shikoj lider të së kaluarës në Shqipëri, të cilët betohen se do prishin punët publike që janë bërë në Tiranë, si sheshi “Skënderbej”, apo se nuk do të lejojnë të bëhen punë të tjera publike si Teatri i ri Kombëtar. Sot Tirana ka këtë reputacion falë guximit që pati në vitet 2000-2011 dhe falë guximit të 3 viteve të fundit. Pra, kur Tirana ka pasur një kryetar bashkie dhe një qeveri që e kanë mbështetur, që kanë marrë vendime të guximshme, ka pasur një reputacion botëror edhe përtej Shqipërisë, si një vend inovator që po transformohet në mënyrë galopante”,

Vlerësimi këtë herë vjen për menaxhimin e qytetit dhe të ujësjellësit përkatësisht nga Samiti Botëror i Qyteteve 2018 dhe Samiti Vjetor i Ujit që u mbajtën në Singapor. Kryebashkiaku Veliaj iu tregoi të pranishmëve ndryshimet që pritet të ndodhin në kryeqytetin shqiptar.

 “E morëm ujësjellësin si ndërmarrje e falimentuar para 3 vitesh, ndërsa sot jo vetëm ka larë borxhet, por po bëhet gati për investime, falë kredisë së BERZH-it, për të dyfishuar kapacitetin filtrues të Bovillës dhe për të ndërtuar një rrjet të ri që shkon nga Bovilla në zonën e Astirit dhe Tiranës së Re. Kjo shmang problematikat që trashëguam nga ish-komuna, në një zonë e cila u rrit jashtë mase gjatë asaj kohe. Më vjen mirë gjithashtu që, Tirana është sot lider në Shqipëri: 98.5 % e faturës së ujësjellësit paguhet. Pra, kur njerëzit shohin që marrin shërbime, janë gati të paguajnë ato pagesa modeste që i detyrohen shtetit”.

Kryebashkiaku siguroi qytetarët për angazhimin e bashkisë për të vijuar me transformimin e Tiranës në mënyrë kapilare në çdo lagje. Ai tha se puna nuk do të ndalet as në vitin e fundit të mandatit. Ndërkohë Erion Veliaj shprehu synimin për një tjetër mandat në krye të bashkise së kryeqytetit.

 “Mezi pres që këtë reputacion që Tirana ka ngritur këto 3 vite ta vazhdojmë edhe këtë vit të fundit të mandatit, që pastaj në mandatin e ri, përveçse të ruajmë investimet që janë bërë, të vijojmë me investime të tjera, kryesisht në zonat rurale, atje ku ka më shumë nevojë”./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono