Transformimi i Tiranës në 4 vite vlerësohet në Holandë

14:20 | 11/07/201914:200

Arkitektura e Tiranës dhe transformimi i saj gjatë viteve të fundit ka qenë temë diskutimi në një takim në Roterdam. Veliaj tha se politikanët duhet t’i shfrytëzojnë njohjet me zyrtarët e huaj për ta promovuar Shqipërinë dhe jo për ta dëmtuar atë.

Transformimi që ka pësuar arkitektura e Tiranës në këtë 4 vite ka marrë vlerësime të shumta në Roterdam, aty ku u zhvillua një takim me arkitektë e urbanistë të njohur nga vendet e ulëta të Evropës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u shpreh entizuast pas këtyre diskutimeve, ndërsa tha se takime të tilla janë një mënyrë e mirë për të të përmirësuar imazhin e Shqipërisë, sidomos në vende skeptike si Holanda.

“Jam shumë krenar për Tiranën, për faktin që është përzgjedhur këtë vit nga ‘Baumeister’, revista më prestigjioze e arkitekturës dhe urbanistikës në vendet e ulëta, si Belgjika, Holanda, Gjermania, ku vëmendja ka qenë tek transformimi i qytetit. Është posaçërisht kënaqësi kur e bëjmë këtë në Holandë, një vend që duhet ta pranojmë, është skeptik, ka nevojë për më shumë informacion, ka nevojë të kuptojë se Shqipëria është një vend evropian, dhe rreziku nuk vjen nga Shqipëria e vogël kur sheh gjithë këto transformime. Bëhet sfidë komunikimi i historisë së suksesit të Shqipërisë në Holandë, sidomos kur kemi një pjesë të politikës që ka lidhje me Holandën dhe që mundohet që sherret, mëritë, zemëratën, e debatet e Shqipërisë t’i kalojë edhe në Holandë. Do të doja që të ishim një ‘antidot’ dhe do të jemi më të pranishëm në Holandë me takime të tilla, për t’u siguruar që dëgjohet e gjithë historia”.

Gjithashtu, kryetari i Bashkisë së Tiranës  u bëri thirrje politikanëve shqiptarë që mos bëjnë politika që dëmtojnë mbi të gjitha interesat e qytetarëve shqiptarë./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono