Transfertë “ferri” për Realin, Zidane tregon “recetën” e suksesit

15:04 | 21/09/201915:040

Real Madrid do të përballet nesër në mbrëmje me Sevillën. “Los Blancos” nuk ftojnë në fushën e andaluzianëve prej katër vitesh dhe nesër do tentojnë ta bëjnë diçka të tillë. Për t’i dhënë fund ecurisë negative dhe formës së keqe që po kalojnë 13 herë kampionët e Evropës.

Pozitat e Zinedine Zidane janë lëkundur shumë dhe e ardhmja e francezit në stolin e Realit është në rrezik. Francezi nuk kërkon të fshihet dhe shpreson të mposhtë kryesuesit e Sevillës.

Zidane flet për situatën e vështirë dhe tregon rrugën e duhur për t’u rikthyer te fitoret dhe suksesi.

KUNDËRSHTARI – “Nesër do të luajmë në një fushë të vështirë. Sevilla është në vend të parë, por ne duam të bëjmë një ndeshje të mirë. Jemi të gjithë gati për këtë përballje dhe duam të fitojmë kundër tyre.”

SITUATA – “Ndihem i fortë për të vazhduar përpara. Nuk më interesojnë fjalët që fliten, më interesojnë vetëm bisedat me lojtarët e mi. Ndihem i fortë dhe do të vazhdoj punën deri në momentin e fundit. E di vështirësinë që ekziston këtu, pasi te Reali nuk pranohen dy ndeshje të gabuara.”

KRITIKAT – “Nuk jam i surprizuar. Kjo është jeta. Kemi hasur edhe më parë vështirësi për të fituar. Ky klub ka kaluar momente shumë delikate. Nuk ka rëndësi ajo çfarë thuhet jashtë, e kemi forcën për ta kaluar këtë moment të vështirë. Duhet t’i rikthehemi lojës së bukur dhe duhet të përmirësohemi. Këtu jemi fokusuar dhe do ia dalim të gjithë së bashku.”

MURINJO – “Nuk më shqetëson aspak. Kjo është situata dhe nuk mund të fshihemi. Kur gjërat nuk ecin mirë, bëhen ndryshime. Është e vështirë, por ky është realiteti.”

I PENDUAR PëR RIKTHIMIN? – “Është e vështirë të flasësh për diçka të tillë në një moment të vështirë. Vendosa të rikthehesha te Reali për shkak të projektit të ri të klubit. Kur fiton është gjithçka e lehtë, ndërsa tani ndodhemi në një moment tjetër. Duhet të qëndrojmë të bashkuar, vetëm kështu ia dalim.”/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono