Transballkanikja në Vlorë, rruga ku çdo ditë ndodhin aksidente të rënda

17:00 | 23/10/2018

Policia e Vlorës ka shtuar prezencën e policëve të qarkullimit në rrugën Transballkanike. Kjo për shkak se aty çdo ditë po aksidentohen kalimtarë, e po përplasen automjete.

Këto janë pamjet e ngjarjeve më të fundit në Transballkanike. Dy njerëz ndodhen në gjendje të rëndë, kurse një i tretë humbi jetën. Punimet për ndërtimin i Bulevardit Vlorë-Skelë dhe devijimi i trafikut drejt rrugës Trasballkanike ka sjelle pasoja. Aksidentet automobilistike janë të përditshme. Për ekspertët e qarkullimit, shkaqet nisin nga mungesa e semaforëve, mungesa e mbikalimeve, dhe ajo e sinjalistikës vertikale.

Që në fillim të vitit në këtë segment rrugor janë shënuar 23 aksidente me kalimtarë dhe drejtues të dëmtuar. Mbi 55 raste janë vetëm me dëme materiale. Për policinë e qarkullimit rrugor në Vlorë, Trasballkanikja është kthyer në prioritet. Numri i lartë i aksidenteve ka ndikuar për instalim të shpeshtë të patrullave. Por pavarësisht kjo duket se nuk ka rezultate në ulje të ngjarjeve. Segmenti është nën jurisiksionin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve për shkak se është në hartën e rrugëve nacionale.

Përgatiti: Elton Nika, gazetar i ABC News, Vlorë





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono