Tragjedia “Pirro” në Antigone, atje ku sipas legjendës ishte qyteti i Antigonës


14:08 | 09/07/2018

Një veprat më të mira e cila po vlerësohet nga kritika, “Pirro” u luajt në qytetin më shumë se dymijëvjeçar në Antigonene e Gjirokastres. Sipas legjendës, ky ishte dhe qyteti qe Pirro i Epirit ndërtoi për gruan e tij Antigonën.

Antigona kthehet në Antigone. Për herë të parë një tragjedi luhet në qytetin e djegur mbi 2000 vite më parë.

“Pirro” e Het’hem Haxhiademit u luajt nga një trupë profesioniste pas 90 vjetësh.

E gjitha u zhvillua në skenën e hapur natyrore në Parkun Arkeologjik të Antigonesë, qytetin që Pirro ndërtoi për gruan e tij Antigonën.

Tragjedia në vargjet e para në llojin e vet ishte plotësisht e harruar pas burgosjes prej regjimit komunist të autorit dhe më pas vdekjes së tij në burgun e Burrelit.

Kësaj here erdhi në vargje duke i qëndruar besnike versionit origjinal. Regjisori Ilir Lluri e quan veprën tragjedinë më të arrirë shqiptare.

Për regjisorin Lluri kjo është hera e parë që një vepër teatrore shfaqet në një sit arkeologjik.

Për kryebashkiaken Rami kjo është një nga mënyrat më të mira të promovimit të turizmit dhe vlerave të siteve arkeologjike.

“Pirro” u çmua nga kritika në premierën e tij si vepra më e arrirë e vënë në skenën e teatrit të Gjirokastrës prej dekadash. Skenografia, kompozimi muzikor dhe ndriçimi i dhanë përmasë tronditëse skenës së tragjedisë “Pirro”.

Kjo është tragjedia e dytë që i dedikohet Pirros së Epirit, pas asaj të shkruar nga Mihal Grameno. /abcnews.al

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono