Trafikonin vepra arti, arrestohen dy persona

10:05 | 15/06/201810:050

Dy persona të akuzuar për trafikim të veprave të artit u arrestuan nga Policia e Korçës. Ata janë Beni Kosturi, 49 vjeç nga Korca dhe Nerald Karollari, 30 vjeç, nga Mborje. Ndërkohe po hetohet në gjendje të lirë një 27-vjeçar. Në banesën e Beni Kosturi iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 25 ikona kishtare të përmasave të ndryshme si dhe 37 monedha metalike të huaja të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të vjedhura në Greqi. Ata dyshohet se këto objekte do t’i shisnin në këmbim të një shume prej 3000 euro, me qëllim trafikimin e tyre./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono