Trafik ndërkombëtar droge, arrestohet një shqiptar në Itali

17:03 | 11/10/2018

Një ngarkesë me një kilogram e gjysmë kokainë është sekuestruar në Itali, ndërsa në pranga ka rënë një shqiptar.

Mediat italiane bëjnë të ditur se droga u zbulua nga Agjentët doganorë të Ponte Chiasso në bashkëpunim me Guardia di Finanza në Itali.

Droga e futur në dy bukë dhe një zarf celofani është gjetur në brendësi të një kamioni që kalonte tranzit në autostradën e Brogeda.

Shoferi i automjetit është  një shtetas shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat italiane. Ai është arrestuar nga Policia italiane me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogërave. /abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono



TE FUNDIT