Trafik kokaine e armësh, e pabesueshme me sa vite dënohet banda shqiptare në Belgjikë

11:57 | 09/01/202011:570

Një bandë shqiptare në Belgjikë është dënuar me pesë vite burg dhe i është kërkuar që të riktheheshin gjysmë milionë euro nga paratë e drogës.

Gjobëvënie, trafik kokaine e armësh. Këto janë veprimtaritë me të cilat merreshin një bandë shqiptarësh e përbërë prej tetë personash. Shqiptarët janë kapur dhe pasi janë vënë në pranga, janë gjykuar nga një gjykatë në Belgjikë.

Hetimet nisën në vitin 2013 pas dyshimeve se banda vendoste gjoba ndaj kafeneve, hoteleve dhe diskove të zonës. Policia arriti të vendoste një përgjues në Mercedes-in e Alban C, që dyshohet se drejtonte bandën. Ndërkohë tre agjentë policorë kroatë të maskuar u infiltruan në ambientet e bandës. Përgjimet e shumta zbuluan se banda nuk merrej vetëm me gjobëvënie, por edhe me shitjen e kokainës dhe armëve të rënda si kallashnikovë. Në vitin 2015, njësia speciale arrestoi disa të dyshuar. Gjatë kontrollit u gjetën 683 gram kokainë dhe tre kallashnikovë në garazhin e Alban C. Sipas prokurorëve, rrjeti përbëhej nga Alban C. (40 vjeç), Agron L.(41 vjeç), Kevin B. (40 vjeç), Dhimitër G. (43 vjeç) dhe Ajet P. (39 vjeç). Ata kërkuan pesë vite burg dhe që të riktheheshin gjysmë milionë euro nga paratë e drogës. Në fund, gjykatësi dënoi Alban C dhe Agron L. me 42 muaj (3.5 vite) burg dhe një konfiskim prej 75 mijë eurosh.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono