Trafik i madh në rrugën Fushë Krujë – Thumanë

14:50 | 08/07/201914:500

Një trafik i rënduar është sot në rrugën Fushë-Krujë deri në Thumanë. Vargu i mjeteve gjatë orëve të paradites dhe të mesditës ka shkuar pesë kilometra dhe mjetet lëvizin me shpejtësi të ulët. Shkak për këtë trafik janë bërë punimet në Urën e Fushë-Krujës të cilat po kryhen edhe në orët e nxehta të ditës. Patrullat e policisë dolën që në mëngjes, por ndryshimi i situatës ka qenë i pamundur. Udhëtarët me orë të tëra po përballen me të nxehtin dhe ankohen se kjo është një gjendje e papërballueshme./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono