Trafik droge nga Shqipëria në Greqi/12 në pranga


22:52 | 20/03/2018

Pas disa muajsh hetime, një organizatë kriminale është shkatërruar nga policia greke që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Greqi. Dymbëdhjetë persona janë arrestuar, 11 prej të cilëve grekë dhe njëri shqiptar.

Shtypi grek raporton se njëri prej të arresuarve është oficer policie 32 vjeç. Kjo organizatë kriminale importonte lëndë narkotike nga vendi ynë drejt Greqisë. Më pas droga shpërndahej në Selanik, Kostur dhe Kozan. Oficeri i policisë informonte anëtarët e organizatës kriminale duke i vënë në dijeni për lëvizjet policore në vendet ku ata shpërndanin kanabisin.

Gjatë operacionit të policisë greke, u sekuestruan 9.7 kg kanabis, 506 gram kokainë, 3 peshore elektronike, 8995 Euro, 20 celularë dhe një pistoletë. Në të njëjtën dosje hetimore, përfshihen edhe 100 persona, 96 burra dhe 4 gra, si përdorues të lëndëve narkotike që i kanë blerë nga kjo oganizatë kriminale. /tvklan.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono