Trafik droge Holandë-Itali/Qendra e organizatës Shqipëria, 14 të arrestuar

11:34 | 16/11/201711:340

Policia italiane dhe ajo holandeze kanë goditur një rrjet që merrej me trafik ndërkombëtar droge mes Holandës dhe Italisë. Në pranga kanë përfunduar 14 persona, mes të cilëve 6 shqiptarë. Dyshohet se qendra operacionale e trafikut ishte në Shqipëri

Një operacion i gjerë policie i agjentëve italianë dhe atyre holandezë ka zbuluar një rrjet që merrej me trafik ndërkombëtar droge mes Holandës dhe Italisë. Droga vinte nga vendet e ulëta dhe përfundonte në Itali ku dhe shpërndahej për tu shitur. Por qendra nga organizohej trafiku ndërkombëtar i drogës ndodhej në Shqipëri për të mbërritur në Itali nëpërmjet Holandës. Fitimet e shitjes së drogës investoheshin në prostitucion

Gjithsej janë 14 personat e arrestuar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës ndërsa është sekuestruar më shumë se një ton drogë. Policia holandeze ka vënë në pranga shtatë persona, gjashtë prej të cilëve shqiptarë dhe një polak. Ata akuzohen ndër të thera dhe për armëmbajtje pa leje dhe pastrim parash.

Operacioni në fjalë vjen pak ditë pas atij në Napoli me emrin “Gjarpëri tymues” ku u sekustrua drogë që vinte nga Shqipëria e cila sipas mediave italiane prej kohësh cilëoshet si qendra e shpërndarjes së drogës për gjithë Europën.

Nga Shqipëria por dhe nga Kosova sidomos nisen linjat kryesore për trafiqet e paligjshme që kanë pushtuar kontinentin e vjetër. Armë , prostitucion, automjete të vjedhura, qënie njerëzore dhe organe. fitimet e këtyre trafiqeve zhduken pa lënë gjurmë dhe nuk dihet ende se cfarë financojnë apo për cfarë shërbejnë.

Edhe një vit më parë në 2016-ën, në operacionin “Toka Jone” mes të arrestuarve kishte një numër të madh shqiptarësh të lidhur me familjet mafioze. Një operacion që zgjati pothuajse një vit dhe kishte zbuluar një shpërndarje të drogës nga Milano në pjesën tjetër të Italisë. Por hetuesit italianë theksojnë se dihet ende pal për familjet dhe klanet që përbëjnë mafien shqiptare dhe lidhjet që ata kanë në Itali. Një nga pistat është se trafikantët shqiptarë janë lidhur me familjet e Sacra Corona Unita – mafia e Pulias – me anë të martesave mes anëtarëve të bandave dhe vajzave të familjeve mafioze italiane./abcnews.al

 

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono