Toronto arriti një sukses të lehtë ndaj Sacramentos

19:40 | 23/01/2019

Toronto fitoi lehtësisht ndaj Sakramento me rezultatin 120-105. Fitore arriti edhe Dallas ndaj Los Angelos.

Nuk rezervoi surpriza përballje mes Toronto dhe Sakramento që përfundoi me fitoren e pastër kanadeze 120-105. Kyle Lojri dhe Fred Van Vlet ishin më të mirët për Toronton duke shënuar ga 19 pikë secili. Ndërkohë që për Sakramenton shkëlqey Marvin me 22 pikë dhe 11 rebound por që nuk e ndihmuan aspak skuadrën e tij për të fituar këtë duel.

Në pjesën e parë Sakramento e dominoi lojën ndërkohë që Toronto i shtoi sulmet në periodhën e dytë duke regjistruar një fitore me mjaft peshë. Një duel mjaft i luftuar mes Oklahoma dhe Portland e ku në fund fituan vendasit me rezultatin 123-114.

Paul George ishte më i miri me 36 pikë ndërkohë që Uestbrook realizoi 29 pikë, 14 asiste dhe 0 rebaund. Dallas Mavericks fitoi në transferten e Los Angelos me rezultatin 106-98.  Sfida ishte mjaft e ekuilibruar por në fund buzëqeshën teksanët. Në sfidën tjetër, Minesaota fitoi lehtësisht ndaj Phoenix me rezultin 118 -91 fal edhe 25 pikëve të Karl Anthony. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono