Topalli reagon ndaj Bashës: Po fyen Shkodrën njëlloj si Rama

15:08 | 14/08/201915:080

 “Çdo fjalë ka konsekuenca, çdo heshtje po ashtu”. Me këtë shprehje të Paul Sartre, ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli nisi reagimin e saj të fortë ku bëri njësoj me përgjegjësi për rastin e Valdrin Pjetrit si kryetarin e opozitës, Lulzim Basha ashtu edhe kryeministrin Edi Rama. Topalli kujton si heshti kryedemokrati kur për muaj me radhë e gjithë Shkodra fliste për të shkuarën kriminale të kandidatit socialist.

“Edi Rama e çoi Valdrinin ne Shkoder, por mandatin për kryetar bashkie të Shkodrës ia dhe ti Lul, me bojkotin e zgjedhjeve. Po të kishte një kandidat të djathtë, Valdrini as ne ëndërr nuk shihte karrigen e kryetarit të bashkisë. Ti e fyeve Shkodrën njëlloj si Rama. Për më tepër je tepër i vonuar në luftën kundër krimit. Në Shkodër, qytetarët prej disa muajsh, tregojnë për dyshimet e thella të së kaluarës të komprometuar të Valdrinit. Por t’i për muaj nuk fole. Ashtu siç nuk fole për vite për Mark Frrokun e kompaninë e tij. Ti Lul nuk mbulon dot shpartallimin që i bërë PD me vendimet tuaja personale anti-demokratike, që i more vetëm për të mbrojtur karrigen tënde. Po te mos ishte Lulzim Basha, sot Shkodra e shumë bashki të tjera nuk do binin në duart e PS e krimit”.

Ish-nënkryetarja e PD kujton se nëse nuk do të ishte Lulzim Basha në krye të opozitës, Shqipëria do të kishte një tjetër kryeministër
“Po te mos ishte Lulzim Basha, Edi Rama nuk do të ishte sot Kryeministër , por do ishte rrezuar 100 herë dhe vendi do kishte një tjetër qeverisje. Po të mos ishte Lulzim Basha, Edi Rama nuk do kontrollonte të gjithë pushtetin vendor; lista e deputetëve nuk do ishte ajo lista qesharake e 2017. Nuk do kishim parë të zëvendësohen beteja politike me luftë vezësh pulash dhe sot nuk do shikonim të uleshin në karrigen e Kuvendit figura komike dhe të padenja për atë që duhej të ishte altari i demokracisë”.

Goditjen e fortë Partia Demokratike sipas Jozefina Topallit e mori nga koha kur Lulzim Basha vrau zgjedhjet brenda forcës së tij politike dhe më pas me djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono