Topallaj: PD ka frikën se Bindja Demokratike do i zërë vendin

17:35 | 27/04/2019

“PD ka frikën se Bindja Demokratike shumë shpejt do i zërë vendin PD dhe do bëhet shumë më e madhe”. Është kjo deklarata që bëri në studion e ABC News Fabian Topallaj, pas kundërshtive dhe regjistrimit të kësaj force politike në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit.

Juli Xhokaxhi: Po pretendoni anëtarësinë e PD?

Topallaj: Jo, jo vetëm anëtarësinë e PD. Fakti që PD po del jashtë zgjedhjeve dhe nuk po garon dhe do ta mbajë monopolin e të qënit opozitë, duke mos lejuar të tjerët të garojnë. Është mungesë force për t’u ëprballur dhe garuar.

PD nëse do të ruajë pozitën e saj, të futet në zgjedhje dhe të tregojë forcën e saj.

Sipas tij PD nuk legjitimohet, se nuk ka interes, sepse ajo ka dalë jashtë dhe ka deklaruar bojkotin

“PD nuk legjitimohet, nuk ka interes se ajo ka dalë jashtë dhe ka deklaruar bojkotin, ajo duhet të hyjë në zgjedhje dhe pastaj të shprehet”.

Topallaj tha se Bindja Demokratike do të ketë kandidatura në të gjithë Shqipërinë për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa pretendon rezultat spektakolar. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono