Tmerr në banesën e studentëve, dy persona i grabisin nën kërcënimin e thikës  

14:53 | 25/11/201914:530

Tre studentë kanë përjetuar momente tmerri kur në banesën e tyre dy persona kanë hyrë me thikë në orët e para të mëngjesit dhe i kanë grabitur. Policia njofton se ka kapur një nga autorët dhe ka identifikuar tjetrin. Sipas policisë autorët e dyshuar kishin disa ditë që jetonin me qira në një nga hyrjet e pallatit ku jetonin edhe tre studentët.

Ngjarja ndodhur ne një banesë në lagjen nr. 15, Durrës, në të cilën banonin me qira tre studentë, rreth orës 04:00 të mëngjesit kanë hyrë dy persona dhe nën kërcënimin e një thike u kanë marrë 800 euro.

Njoftimi i Policisë

Vodhën nën kërcënimin e thikës në banesën e tre studentëve, por falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, njërit prej studentëve dhe banorëve të zonës kapet gjatë ndjekjes njëri nga autorët, ndërsa autori tjetër ka mundur të largohet, por është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Në një banesë në lagjen nr. 15, Durrës, në të cilën banonin me qira tre studentë, rreth orës 04:00 të mëngjesit kanë hyrë dy persona dhe nën kërcënimin e një thike u kanë marrë 800 euro.

Njëri prej studentëve ka njoftuar Policinë dhe është vënë në ndjekje të autorit. Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, dhe ndihmës së banorëve të zonës është bërë e mundur kapja në flagrancë e njërit prej autorëve, konkretisht S. A., 22 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal në fushën e vjedhjes.

Si rezultat i veprimeve të para të kryera nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë i mundur identifikimi i autorit tjetër S. A., banues në Vlorë dhe vijon puna për kapjen e tij.

Autorët e dyshuar kishin disa ditë që jetonin me qira në një nga hyrjet e pallatit ku jetonin edhe tre studentët.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 telefona , dy çanta dore dhe një sasi parash.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e personit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono