Tjetërsimi i pronave në Spille, Gjykata e Kavajës jep dënimin për ish zyrtarët

18:30 | 16/05/2019

Gjykata e Kavajës ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg  ish zyrtarët e ndaluar dy vite më parë për tjetërsimin e pronave në plazhin e Spillesë.  Gjykata vendosi gjithashtu që 5 parcelat e tokës objekt shqyrtimi të kalojnë në pronësinë e shtetit.

Pas një hetimi dy vjeçar gjykata e Kavajës ka dhënë dënimin për 9-të zyrtarë të akuzuar për përvetësim dhe abuzim me pronat publike në plazhin e Spillesë. Gjyqtari i çështjes Rexhep Bekteshi vendosi në total 13. 4 vite burgim për të akuzuarit, të cilët përfituan ulje në 1/3 e dënimit. 2 vite e 8 muaj burg u dha për ish-kryeregjistruesin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë Seit Cikalleshin. Për Andi Gjeçi 2.4 vite burgim, ndersa Asim Arkaxhiu u dënua me 2 vjet burgim. Me 1 vit e 8 muaj u dënua edhe Aldo Kila, ndërsa Ilir Kaja me 3 vite burg.

Për Agron Xhelezin dhe Drita Kazazi gjykata dha 2 vite burg burgim për secilin. Ndërsa për Aida Gjoci 8 muaj burgim konvertuar në 120 orë punë të detyruar në ndërmarjen komunale të bashkisë Kavajë. Zyrtarëve të dënuar iu hoq gjithashtu e drejta për të kryer funksione publike për dy vite.Gjykata vendosi gjithashtu që 5 parcelat e tokës objekt shqyrtimi të kalojnë në pronësinë e shtetit. Nga hetimi 2-vjeçar i prokurorisë rezultoi se, ish-zyrtarët janë përgjegjës për falsifikimin e dokumenteve që mundësuan tjetërsimin e pronave publike në bregdet,  fillimisht në emër të banorëve të zonës dhe më pas tek të afërmit e drejtuesve të pushtetit lokal.Bëhet fjalë për tjetërsimin e 36 hektarëve tokë në bregdetin e Kavajës, operacion i cili u finalizua në nëntor 2017 me arrestimin e 11 personave. /ABC news Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono