Tiranë, goditet grupi që shpërndante drogë në shkolla, 3 në pranga

09:29 | 13/02/2018

Policia e Tiranës ka goditur një grup që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave. Në pranga kanë rënë 3 persona, ndërsa janë sekuestruar 68 doza më lëndë narkotike “Cannabis Sativa”.

Të rrestuarit janë Isuf Haka, 32 vjeç, Jurdjan Kondili, 19 vjeç dhe Armando Durishti, 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Ata akuzohen për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim”.

Sipas policisë Jurdjan Kondili dhe Isuf Haka në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së vazhdueshme të lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” pranë shkollave 9- vjeçare dhe të mesme, duke përdorur banesën e shtetasit Armando Durishti.

Ata janë kapur në flagrancë në rrugën “Frederik Shiroka”, në afërsi të një shkolle, ku gjatë kontrollit fizik shtetasit Isuf Haka iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 10 dozash lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

Gjithashtu gjatë kontrollit në një banesë të marrë me qira nga shtetasi Armando Durishti në rrugën “Frederik Shiroka”, në afërsi të një shkolle iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 58 (pesëdhjetë  e tetë) doza qese farmaceutike me “Cannabis Sativa”./abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono