Tiranë, gardisti vret me armën e shërbimit gruan e tij

14:02 | 12/02/2019

Një krim i rëndë në familje ndodhi në zonën e Alliasit në Tiranë. Gardisti Altin Arapaj vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, Ervilma Seferaj. Fqinjët, menjëherë pas të shtënave dhe të qarave të vajzës së mitur të çiftit, njoftuan forcat e policisë, të cilat prangosën 44-vjeçarin.

E marta e 12 shkurtit nuk ishte si çdo ditë e tjetër në familjen Arapaj.  Rreth orës 6 të mëngjesit, kryefamiljari me profesion Gardist qëlloi tri herë me armën e shërbimit gruan tij Ervilma Seferaj 36-vjeçe duke e lënë të vdekur në vend.

Pas krimit të rëndë Alket Arapaj nuk ka bërë tentativë për t’u larguar nga banesa që ndodhet në zonë e Alliasit por, ka telefunuar policinë për krimin e kryer.

44-vjeçari ka pritur mbërritjen e uniformave blu, ndërsa vrasja ka ndodhur në prani edhe vajzës së mitur.

Të gjithë kanë mbetur të shokur nga ky krim. Çifti nuk ka pasur konflikte të mëparshme dhe të dy ishin praktikantë të fesë islame, shprehen fqinjët e familjes Arapaj.

“Ishin të dy shumë të mirë, të urtë, të sjelllshëm, unë jam habit kur jam ngrit nga gjumi, të dy familje të mrekullueshme, unë nuk e di si e ka bërë atë gjes ai ai ishte njeri sh i mirë i fesë, u falte 5 vakte”.

“Kanë qenë të dy burrë e grua të ëprsosur, unë kam pasur shumë miqësi me ta. Nuk mundem”.

“Ajo nusja dilte e mbushte ujë, para dy ditësh. Ky djali shkonte në punë në Gardë, i veshur, një vajzë 3 vjeçe mezi e bëri. Ajo thoshte ku shkon gjyshi ku do iki unë gjyshi”.

Sipas policisë krimi ka ndodhur në momenin kur Alket Arapaj do shkoten të merrte detyrën në Gardën e Republikës. Ai shërbente prej më shumë se 20 vitesh  dhe është me arsim të lartë ushtarak me gradën Kapiten. Gjatë marrjes në pyetje, Arapaj ka qenë konfuz dhe në gjendje të rënduar psikologjike. Dyshohet se, 44-vjeçari, kishte pohuar se, krimin e kishte kryer për shkaqe xhelozie. Ai nuk donte që bashkëshortja e tij të punonte dhe i kishte kërkuar kohët e fudnit që të mos largohej nga banesa pa njoftuar atë më parë. Gjatë janarit dhe gjysmës së shkurit të 2019 krimi në familje ka shënuar rritje të ndjeshme. Në të gjthë vendin janë shënuar 7 viktima, ndërsa Tirana radhitet e para me 4 të vdekur.

Gazetar: Andi Qosja

/abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono