Tirana-Teuta hap javën e 20 të Kategorisë Superiore

21:49 | 31/01/2019

Tirana-Teuta është ndeshja hapëse e javës së 20 në Kategorinë Superiore. Tre pikët janë i vetmi objektiv për të dyja skuadrat.

Tirana-Teuta është sfida hapëse e javës së 20 në Kategorinë Superiore. Një përballje delikate për të dyja skuadrat që kërkojnë me doemos fitoren. Bardheblutë vijnë në këtë takim me moralin e lartë pas dy fitoreve radhazi, atë në kampionat ndaj Kamzës dhe në Kupë ndaj Flamurtarit.

Në kampin tjetër, durrsakët nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 ndaj Flamurtarit. Objektivat sezonale janë të ndryshme për të dyja skuadrat. Teuta po zhvillon një sezon përtej pritshmërive pasi është një kandidat serioz për fitimin e titullit kampion.

Skuadra e teknikut Shkëmbi është në vendin e tretë në kuotën e 34 pikëve, 6 pikë më pak se Partizani kryesues. Sa i përket Tiranës, bardheblutë vazhdojnë largimin nga zona e ftohtë pasi janë 5 pikë larg Kamzës. Që mban vendin e 9 në kampionat. Një fitore ndaj Teutës do ta shndërronte Tiranën në një pretendent për t’u kualifikuar në Kupat e Europës./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono