Tirana nxjerr në shitje abonetë dhe biletat e derbit me Partizanin

17:30 | 17/08/201917:300

Tirana, e cila ka bërë një merkato cilësore të deritanishme ka publikuar së fundmi edhe abonetë zyrtare sezonale për rreth 20 ndeshje të skuadrës në fushën e saj. Po kështu janë paracaktuar edhe çmimet e biletave për ndeshjet e kampionatit, si dhe çmimet e biletave për derbin me Partizanin. Që nga dita e nesërme çdokush që dëshiron do të ketë mundësinë të ketë një vend në stadium për ndeshjet e skuadrës bardheblu.

Tifozët e Tiranës nuk janë të paktë në një kohë që Tirona Fanatiks janë edhe tifo-grupi më aktiv në mbështetje të skuadrës së tyre, pavarësisht vendimeve të shpeshta që ata kanë marrë edicionin e kaluar të mos shkonin në stadium.

Sidoqoftë, edhe këtë edicion klubi Tirana ka vendosur të nisë fushatën e abonimeve, për rreth 20 ndeshjet në “Selman Stërmasi” që do të luajë skuadra e tyre në kampionat.

Pikërisht sot klubi ka postuar në faqen zyrtare edhe abonimet vjetore për tifozët që duan të ndjekin skuadrën në “Selman Stermasi”. Gjithashtu, janë publikuar edhe çmimet e biletave për sezonin 2019-2020 të cilat tashmë janë të paracaktuara. Aboneja do të jetë e vlefshme për të gjitha ndeshjet e kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë që KF Tirana luan si pritëse në stadiumin “Selman Stermasi”. Në total janë të paktën 20 ndeshje në impiantin bardheblu. Sipas njoftimit duke nisur nga data 19.08.2019, të gjithë tifozët e interesuar mund të kontaktojne në klub në pikat e kontaktit të shpallura për të përzgjedhur vendin e tyre në stadium dhe aplikuar për tu pajisur me abone sezonale.

Në këtë mënyrë me paracaktimin e çmimit të biletave, duke nxjerrë në shitje abonete sezonale, si dhe duke hapur sportelet e biletarisë pranë stadiumit “Selman Stermasi”, klubi kërkon të lehtësoje sa me tepër hyrjen dhe akomodimin e tifozëve në shkallët e stadiumit për sezonin e ri futbollistik. Gjithashtu janë paracaktuar që tani edhe çmimet e biletave për dy ndeshjet derbi në kampionat me Partizanin, ku Tirana do të jetë pritëse.

Më konkretisht:

➡Çmimet e aboneve

Tribuna VIP – 50 000 Lekë të reja

Tribuna A, B – 15 000 Lekë të reja

Tribuna Tribuna D, E, F, G, C – 5 000 Lekë të reja

➡Cmimet e biletave sezonale

Tribuna A, B – 1000 Lekë të reja

Tribuna D, E, F, G, C – 300 Lekë të reja

Tribuna H (sektori mik) – 300 Lekë të reja

➡Cmimet e biletave ne ndeshjen Tirana – Partizani

Tribuna A, B – 2500 Lekë të reja

Tribuna D, E, F, G, C – 400 Lekë të reja

Tribuna H (sektori mik) – 400 Lekë të reja./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono