Tirana niset për fazë përgatitore në Ohër

18:15 | 15/07/201918:150

Tirana nisen për fazë përgatitore jashtë vendit. Skuadra kryeqytetase do të stërvitet për dy javë në Ohër, dhe do të zhvillojë katër ndeshje miqësore.

Nuk kishte arsye për të nxituar, por koha erdhi. Tirana vendosi të nisej për në fazën e saj përgatitore të verës jashtë vendit, por siç po ndodh shpesh vitet e fundit, jo larg kufirit. Skuadra kryeqytetase, e drejtuar nga trajneri Ardian Mema, u nis drejt Ohrit, ku do të përgatitet për 2 javë, deri në fund të muajit Korrik.

Duke mos qenë pjesëmarrëse në kupat e Europës, Tirana nuk u nxitua, e nisi grumbullimin më vonë sesa Partizani, Kukësi, Teuta e Laçi, ndërsa disa ditë u përgatit në kompleksin e saj stërvitor.

Tekniku Mema, i konfirmuar në stol nga presidenti Halili, do të ketë në dispozicion një skuadër mjaft të ndryshuar, me të cilën janë bashkuar mjaft lojtarë, pritet të vijnë edhe të tjerë, ndërsa ka edhe shumë largime.

Tiranasit kanë marrë portierin Edvan Bakaj, pastaj Idriz Bathën dhe Elton Kalenë nga Flamurtari, si dhe Ismael Dunga nga Luftëtari. Priten edhe lojtarë të tjerë si Marko Radash, Bruno Dita apo sulmuesi Krasniqi nga Skënderbeu.

Nga ekipi gjithashtu janë larguar mjaft lojtarë si Atinga, Maveje, Uamadi, Sentamu Greca apo Turtulli. Tirana do të përgatitet në kushte të mira klimaterike dhe infrastrukture në Ohër, ndërsa do të luajë edhe katër ndeshje përgatitore për të qenë gati për fillimin e sezonit të ri.

Gjithsesi, duhet pritur sesi do të zgjidhet çështja e borxheve, ndryshe skuadra rrezikon të mos pranohet në Superligë./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono