Tirana më e shtrenjtë se Prishtina, Shkupi dhe Sarajeva

14:39 | 09/04/2018

Kostot e jetesës në kryeqytetin shqiptar përllogariten më të larta se në Prishtinë, Shkup dhe Sarajevë. Por nëse një person nga Tirana do të zhvendosej për të jetuar në Beograd apo Podgoricë do të shpenzonte më shumë.

Të jetosh në Tiranë kushton më shumë se në Prishtinë, Shkup apo Sarajevë. Kostot e jetesës në kryeqytetin shqiptar sipas portalit “expatisan. Com” ku mund të krahasosh shumë vende të botës janë më të lartat se në këto vende të rajonit.

Nëse një person nga Tirana do të shpërngulej sot për të jetuar në Prishtinë do të shpenzonte 23% më pak. Ushqimi do t’i kushtonte 10% më lirë, shtëpia 1%, veshjet 23%, transporti 9%, kujdesi personal 36% dhe për argëtim do të shpenzonte 97% më pak.

Qyteti i dytë ku kostot e jetesës janë më të ulëta se në Tiranë është Shkupi me 13%. Ushqimi kushton 9% me pak,  shtëpia 13%, ndërsa veshjet 23%.  Transporti në Shkup sipas portalit është  9% më i shtrenjtë.

Ndërsa në Sarajevë mund të shpenzosh 5% më pak se në Tiranë. Më lirë kushtojnë veshjet, kujdesi personal, transporti dhe argtimi, ndërsa më shtrenjtë 8% mund të blesh ushqimet dhe mund të paguash për banesën 8%.

Por Tirana është më e lirë se Beogradi dhe Podgorica. Nëse dikush nga kryeqyteti shqiptar do të zhvendosej në kryeqytetin serb, do të shpenzonte rreth 5% më shumë, ndërsa në Podgoricë rreth 6% më shumë. /abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono